Aziri hapi zyrtarisht ekspozitën e kolonisë artistike

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri dje hapi zyrtarisht ekspozitën e kolonisë artistike e cila u organizua nga Galeria e Arteve Pamore në Tetovë.

Marketing

Kjo ekspozitë vjen pasi artistët nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina , Turqia , Italia dhe Suedia qëndruan disa ditë në Kodrën e Diellit. Gjatë qëndrimit atje ata pikturuan nga tre vepra të cilat i ekspozuan para publikut tetovar dhe dashamirësve të artit.

Me këtë rast, sekretari Aziri përgëzoi artistët për veprat e shkëlqyera si dhe potencoi që Ministria e Kulturës në vazhdimësi do të mbështesë veprimtari të bukura të cilat nxjerrin në pah aftësitë dhe shkathtësitë e artistëve tanë.

Marketing