Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes 14 amendamenteve intervenojnë në Propozim/Ligjin për shtetësinë. Sipas deputetit të kësaj partie, Elmi Aziri përmes këtyre amendamenteve do të bëhet përpjekje që një numri të konsiderueshëm të qytetarëve t’ju mundësohet që të pajisen me shtetësi. Sepse siç u shpreh ai në kuadër të emisionit “Rruga drejt…”, atyre u është mohuar e drejta për realizimin e të drejtave elementare për jetë.
Shtetësia paraqet një të drejtë, një relacion në mes të qytetarit dhe shtetit. Qytetari pa shtetësi me automatizëm është i privuar nga realizimi i të drejtave civile, i të drejtës për punësim, i të drejtës për sigurim shëndetësor dhe i të drejtës për realizimin e të gjitha nevojave jetësore. Faktikisht i është mohuar e drejta jetës. Ne duke pas parasysh nevojën dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët kanë mungesë të dokumentacionit përkatës, ne edhe gjatë fushatës e kemi pasur një ndër premtimet kryesore se aleanca për shqiptarët dhe koalicioni do të angazhohet për zgjidhjen e kësaj problematike…Një segment shumë i rëndësishëm është në propozimin tonë është eliminimi i të drejtës të shërbimeve sekrete në vend që me një deklaratë, me një përkufizim se personi në fjalë është i rrezikshëm për shtetin ti mohohet e drejta për marrjen e shtetësisë”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së.