Aziri: Programi i kulturës jo përfaqësuese për komunitetin artistik shqiptarë

Gjatë ditës së sotme sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri i ftuar në emisionin Ditë e Re, në TVM2, foli rreth pakënaqësive të shqiptarëve nga programa për kulturë e vitit 2021.

Marketing

Sekretari Aziri u shpreh që sjellja e kësaj programe nuk do mend që është sfidë në vete dhe sjell emocione të ndryshme tek të gjithë ata që aplikojnë me projekte dhe presin që i njejti të ju miratohet mirëpo ai gjithashtu potencoi që këtë vit për fat të keq programa është larg pritshmërive në kontekst të përfaqësimit të drejtë dhe që kjo programë në masë të madhe është jo përfaqësusese sa duhet për kulturën shqiptare.

Mes tjerash, ai potencoi që janë duke u ndërmarrë disa hapa për të rregulluar këtë pjesë me aq sa ka mundësi dhe gjithashtu theksoi që ministresha në asnjë moment nuk është konsultuar apo ka tentuar të takohet me sekretarin apo me zëvendës ministrin për Kulturë edhe pse siç tha ai vazhdimisht kanë provuar të ja bëjnë me dije nevojat reale mbi komunitetin artistik shqiptarë si dhe institucionet shqiptare por që ministresha vazhdimisht është thir në të drejtat që ja jep ligji.

Gjithashtu ai theksoi që duke marr parasysh që sjellja e ligjit të kulturës dhe çdo ligji tjetër që sillet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjet të cilat kanë të bëjnë me çështjet e arsimit kulturës dhe interesave të shqiptarëve votohen me badinter ose me mehanizmin që mbron nga diskriminimi, theksoi që i njejti sistem i vlerësimit dhe i njejti sistem i mehanizmit mbrojtës duhet të ekzistojë edhe te puna e komisioneve, sjellja e programës dhe vendimeve që merr ministresha e kulturës.

Gjtihashtu sekretari Aziri, e ftoi ministreshën për kulturë që të ulet edhe njëherë dhe të rishikojë këta kritika dhe gjithashtu i bëri thirrje publike që ankesat e komunitetit  artsitik shqiptarë mos ti fut në faza të binareve teknike.