Aziri: Të mbyllim tërësisht kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të lojrave të fatit

Sot në procedurë parlamentare lëshuam propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit, të inicuar shumë kohë më parë nga Aleanca për Shqiptarët e që parasheh mbylljen e objekteve të lojrave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me 5 yje. Gjithashtu propozimi parasheh edhe shtrenjtimin e taksës për reklamat që do të përfundojnë në llogari të komunave. Me këtë ligj përfundimisht zgjidhet problemi me kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit të cilat janë bërë fenomen shqetësues në vendin tonë. Objektet e lojrave të fatit do të largohen nga shkollat, çerdhet, por jo vetëm, ato do të largohen edhe nga lagjet, fshatrat e qytetet, nga shtëpitë tona dhe do të veprojnë vetëm në objekte të mbyllura, hotele me pesë yje ku do të pamundësohet që të frekuentohen nga të miturit, si dhe nga qytetarët që vijnë nga kategori të rrezikuara sociale. I bëjmë thirje edhe koalicionit vlen që të mbështesin këtë ligj si dhe të kushtëzojnë shumicën parlamentare të bëjë të njëjtën, ashtu siç u zotuan në fushatën parazgjedhore.

Marketing

Elmi Aziri, zëvendës kordinator i Frontit Europian

Marketing