Azizi: Ali Ahmeti e Ziadin Sela kanë votuar rendin e ditës ku ndodhej Ligji për “branitelat”

Screenshot

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe deputetët Ziadin Sela e Ilire Dauti, më 28 shkurt të vitit 2024, kanë votuar për rendin e ditës, në të cilin ndodhej ligji pë “branitelat”.

Marketing

“Më 28 shkurt 2024, Ali Ahmeti votoi rendin e ditës për të miratuar Ligjin për forcat e sigurisë, respektivisht familjet e “branitellave”. Edhe ky “heroi” tjetër që bën avokatin e Ali Ahmetit që gjithë karrierën e vet e ngriti kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit, edhe ky po i njejti ka qenë prezen dhe ka votuar rendin e ditës, Ziadin Sela. Edhe heroina tjetër që shpif kinse Afrim Gashi e ka thirr për ta procesuar ligjin për “branitellat”. Për koincidencë unë isha në zyrën e Afrimit dhe Afrimi ma ka thënë shkurt e shqip, nëse kalon ky ligj s’kam cka bëj unë si kryetar i parlamentit, as s’kemi cka bëjmë ne si VLEN në Qeveri. Ai ligj nuk kalon dhe ne jemi garantuesit më të mirë dhe më te sigurt se ky ligj nuk kalon. EdheI lire Dauti ka qenë dhe ka votuar rendin e ditës ku është edhe Ligji për “branitellat”. Këto janë fakte”, u shpreh Azizi për gazetën LAJM.

Marketing