Azizi: Ashikllëku me BDI-në

Shkruan: Adnan Azizi

Marketing

Ashikat e BDI-së brenda ASH-së, që më shumë bëjn foto dhe takime me shoferin e Ali Ahmetit, sesa me familjarët e tyre ose kryetarin e partisë që i takojnë, vazhdimisht i bien çiftelisë me këngën se gjoja janë të zhgënjyer për bashkëpunim me partitë opozitare.

Kuptohet, e gjithë kjo për ta arsyetuar ashikllëkun e tyre me BDI-në duke mos përmendur në asnjë monet askund “zhgënjimin” e tyre me BDI-në!

Këta servila e puthadorë të BDI-së, ashiqare cakun për të sulmuar e kanë opozitën shqiptare e që nënkupton se këta shërbëtorë jo vetem që ndjehen në siklet kur bashkëpunojnë me opozitën, por nga kjo kuptohet se edhe ai bashkpunim i dikurshëm ka qenë i imponuar nga presioni i anetarsise dhe stukturave partiake të ASH-së!

Këta, ashiqare ndjehen shumë mirë me BDI-në gati sa nuk shkrihen nga qejfi kur hanë e pinë në takime me ta dhe gjith mllefin e kanë të orientuar kah opozita shqiptare qe ua prish hesapet me synimin qe ta rrëzojë BDI-në.

Kjo dashuri padyshim i ka rrënjët e thella dhe unë do ta kisha quajtur FLIRTIM HERSHEM i CILI PËRFUNDOI NË DASHURI dhe kurorezim te vonuar mes palesh!

Ndoshta e ka zanafillën e kafes herë në Zajaz e herë në Livadhi, e shoqëruar herë me qumësht e herë me raki!

Për të qenë një dashuri e sinqertë nevojitet reciprocitet andaj bashkepunimi me opoziten ishte dashuri e imponuar ndersa kjo me BDI-ne eshte origjinale. Kjo dashuri nuk ka lindur aq spontanisht e rastësisht, sepse e thënë popullorçe, kur të shpis të martojnë me zor, sdo të thotë se do e dsshurosh ndonjëherë partnerin.

Në këtë rast bëhet fjalë për dashuri të “sinqertë” ndarje nga partneri i imponushem dhe bashkimi me simpatine e e vjeter e qe kjo dashuri shperfaqet e hareshme me kenge e valla te hareshme mu sikur behen bashkë dy shpirta binjak.

P S
Po e citoj nje mikun tim:
22 vite kam qenë zyrtar i lartë në BDI dhe nuk më ka qëlluar 2 apo 3 herë të shkoj te shtëpia e Ali Ahmetit, ndërsa këta satelitet e ASH-së 20 here brenda vitit i kishin pas shku ne shtëpi Alis.

Zhgënjimi juaj ndaj opozitës shqiptare që tentoni ta shitni në opinion është hipokrizi dhe mos sinqeritet per te arsyetuar bashkepunimin tuaj me BDI-ne. Po ua permendi vetem rastin e fundit:

Kur Bilall Kasami në zgjedhjet e fundit për keshillin komunal ne Tetove u ofroi bashkëpunim 50/50, jo vetëm ta ndajme listen e këshilltarëve, por edhe postet drejtuse në komunën e Tetovës dhe vazhdimi i korlicionit edhe ne zgjedhjet parlamentare, përgjigjja e ish liderit tuaj ishte: ” Jo se do na mund BDI-ja të dyjave bashkë ” edhe skemi sesi e arsyetojmë veten per te vazhduar ne politike!

Por çfarë ndodhi në realitet. BDI humbi ballë për ballë vetëm me Levizjen Besa, ndersa ju nuk fituat asnjë këshilltarë pasi ju i zhgënjyet aktivistët me refuzimin e ofertës favorizuse që Levizja Besa ja beri ASH-së.

Ua kemi borxh qytetatëve tua spjegojmë se refuzimi juaj ndodhi për dy arsye:

E para: BDI është shumë e fortë dhe do na mundë të dyjave bashkë
E dyta: nuk donit të shkojmë në zgjedhjet parlamentare bashkë, gjë që tash e kuptuam se ju i paskit dhënë në faktë besë Ali Ahmetit që të shkoni me lista të përbashkëta.

Kjo është e vërteta apsolute, andaj trillimet e juaja fatmirësisht më nuk i beson askush as anetarsia e ASH-se. Pasi u demaskuat Ju rrini me Alinë e Artanin, populli është me opozitën.

*postim ne facebook

Marketing