Azizi: Edhe 15 miliardë denarë për komunat, 20 aplikime vetëm ditët e para

Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim I lartë për të konkuruar me projekte të ndryshme. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha për Alsat se vetëm në ditët e para të kësaj thirrje janë pranuar 20 aplikime që kanë të bëjnë me projekte te fushës së arsimit, mjedisit jetësor, sportit, transportit, politikës sociale dhe shumë të tjera.
“Me këtë synojmë fuqizimin e komunave, synojmë fuqizimin e decentralizimit që në fakt është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Këtu nuk kemi asnjë gram politikë sepse projektet tash dhe në thirrjen e parë janë dhënë për të gjitha komuna pavarësisht se kryetarët e komunave cilës parti politike I takojnë. Për ne me rëndësi janë qytetarët dhe vetëm qytetarët, me rëndësi është mirqenia e tyre, përmirsimi I mirqenies së tyre sociale, kushteve infrastrukturore, ndërtimi I shkollave, çerdheve, pishinave, bibliotekave, rrugëve dhe rrugicave e kështu me radhë”, deklaroi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.

Marketing

Ndërkohë, në thirrjen e parë për mbështetje financiare të komunave janë ndarë 4.5 miliardë denarë. Azizi tha se me këto mjete u sigurua mbështetje financiare për 288 projekte të shpërndara në 78 komuna.
“50 prej këtyre projekteve vetëm se kanë filluar zbatimin ndërkaq për 37 është faza e tenderimit që nënkupton përzgjedhjen e kontraktuesit në këtë rast. Bëj apel deri te të gjitha komunat që të konkurojnë, të bëjnë aplikimin, janë të njoftuar me kushtet, I kanë kriteret në secilën ministri përkatëse prej nga vijnë edhe projektet. Janë 15 miliardë denarë në dispozicion të komunave”, shtoi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.
Afati për thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është I hapur deri më 30 prill 2025. Mjetet financiare nga kjo thirrje do të shpërndahen përmes 6 ministrive përkatëse në bazë të fushës së projekteve. /Alsat.mk