Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi sot në një shkrim të tij në Facebook, ka komentuar hyrjen e ASH-së në qeveri duke hedhur kritika të ashpëra ndaj Arben Taravarit.
“Vendimi eventual i lidershipit të ASH-së për tu bë pjesë e Qeverisë është, jo për ta shpëtuar qeverinë po për ta shpëtuar BDI-në!” ka shkruar Azizi.
Azizi ka vazhduar më tej duke theksuar se nëse ASH-ja nuk futet në qeveri të bëhen bashkohen të gjithë për të rrëzuar Ali Ahmetin dhe BDI-në e që BDI-në e së ardhmes ta udhëheq grupi i Izet Mexhitit.
“Me mos futjen e Aleancës në qeveri, Grupi i Zjarrit eksponentët që i ka pas veti kanë përkrahje më të madhe në elektoratin e BDI-së, ka gjasa reale që ta merrnin BDI-në në udhëheqje, të hiqet Artan Grubi pastaj edhe Aliu dhe BDI-në ta drejtoj grupi i Izet Mexhitit ose BDI të ndahet në dyshë!” thotë mes tjerash Azizi
Nga ana tjetër, sot ASH-ja ka zgjedhur kryesinë e re për të mbajtur referendum në lidhje me futjen e ASH-së në qeveri, pasi ditë më parë u publikuan edhe ofertat e Kovaçevskit për ASH-në