Drejtori i SH.A Hekurudhat e RMV – Transport, Adnan Azizi së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, euroambasadorin Dejvid Gir dhe drejtorin e NP Infrastruktura Hari Lokvenec, pritën në vendin tonë trenin europian, i cili ka kaluar në 26 vende europiane në kuadër të ngjarjes globale “Connecting Europe Express”.
Ndjehem i nderuar që vendi ynë ishte pjesë e kësaj iniciative dedikuar Vitit Europian të Hekurudhave.
Kjo dëshmon miqësinë tonë me Bashkimin Europian dhe shpresën se shumë shpejtë do të jemi anëtar i BE-së.
Linja hekurudhore është simbol i lidhjes tonë të shpejtë me vendet e rajonit dhe shtetet mike të Bashkimit Europian.