Azizi: Mickoski ka gatishmëri për zyrtarizimin e gjuhës shqipe – s’ka ngarkesa nacionaliste!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi është i bindur se kjo qeveri do ta mbyllë çështjen e simboleve shtetërore dhe beson se rreth kësaj çështjeje mund të gjendet zgjidhje që pajton dy komunitetet më të mëdha në RMV.

Marketing

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Azizi tha se kryeministri Mickoski nuk ka ngarkesa nacionaliste dhe se ka gatshmëri për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Ka zgjidhje që pajton dy komunitetet edhe për çështjen e simboleve, edhe për çështjen e himnit, edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Të jem i sinqertë, Mickoski ka gatishmëri, nuk ka ngarkesë nacionaliste dhe është një kryeministër që me racionalitet u qaset temave dhe gjithmonë presim momentin që këto tema, mos tua lëmë trashigim gjeneratave ashtu siç erdhen disa subjekte qëndruan dhe shkuan dhe nuk i zgjodhën. Në mandatin tonë do të zgjidhen edhe çështja e gjuhës shqipe, edhe e himnit, edhe e stemës, edhe e të gjitha simboleve tjera”, tha deputeti Adnan Azizi, në emisionin “Dialog te Lajmi”.