Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në intervistën e fundit në RTM2, tha se për pozicionet shqiptare vendos VLEN-i dhe jo VMRO-ja. Ai u shpreh se në opinion BDI, ka tnetuar të përhap lajme të rreme se edhe për pozitat e VLEN-it, vendos VMRO-ja.
“Ne jemi mirënjohës për qëndrimin parimor të VMRO-DPMNE-së. Këtu kemi pasur edhe zëra që i emëron ose i shkarkon nga pozicioni VMRO-ja. Kjo nuk është e vërtet. Taravarin nga Qeveria e ka larguar VLEN-i dhe jo Mickoski. Pozitat që i takojnë Aleancës, i mbeten Aleancës dhe në ato pozita do të emërohen persona profesionistë dhe që plotësojnë kushtet”, u shpreh Azizi.