Azizi: Qenka zgju nga gjumi “privrzoki i Angjushevit”

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, i është përgjigjur akuzave të ish ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, i cili ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për financimin e projekteve komunale.

Marketing

“Sa për dijeninë tënde, në Kumanovë jetojnë shqiptarë, e ne si qeveri jemi përkujdesur që të sigurojmë buxhet maksimal për projekte dedikuar përmirësimit të standardit jetësor të vendbanimeve shqiptare si rikonstruimi i lagjes Bajram Shabani, projekt ky që kushton hiç më pak se 21 milion denarë.

Po ashtu, sa për ta shuar kurreshtjen e Bekteshit, ne si qeveri në komunën e Kumanovës kemi financuar edhe projektin e zonës industriale, mundësi e artë kjo për sistemimin dhe punësimin e qindra të rinjve shqiptarë në të ardhmen, që për dallim nga ju, që gurbetin ua bëtë destinacionin e pa alternativë për bashkëkombasit e tanë.

Të ju rikujtoj se politikat e koalicionit VLEN nuk janë revanshiste, ne kemi prioritet qytetarin jo funksionarin. Nga këtu të ju informoj se për dallim nga dashakeqësia juaj që sabotuat komunën e Tetovës dhe atë të Çairit, e morët në qafë banorët e komunave përkatëse, ne kemi ndarë mjete për projekte të komunave ku udhëhiqen nga kuadrot e BDI-së.

E për fund z. Bekteshi, çfarë bëtë ju për Kumanovën derisa ishit ministër?

E sa i takon Tetovës që e përmendni, na tregoni sa deputetë tetovarë keni në Kuvend nga partia juaj?”, ka shkruar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi.

Ish ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për financimin e projekteve komunale.

“Tetova – qendra universitare – mbështetet me 1.3 m Euro, Maksimi RUSI me plot 4 m EURO!
Turp!
Mos flasim për përjashtimin e plotë të diasporës”, shkruan Bekteshi në Facebook.

Marketing