Azizi: Qeveria do t’i japë naftë nga rezervat #shtetërore Qytetit të Shkupit, pritet rikthimi në qarkullim i autobusëve

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi njoftoi se qeveria në mbledhjen e sotme të jashtë zakonshme ka vendosur që t’i japë Qytetit të Shkupit naftë nga rezervat shtetërore, me qëllim rikthimin e autobusëve në qarkullim dhe normalizimin e transportit publik në kryeqytete, përcjell TV21. Për të shfrytëzuar rezervat, qeveria u desh që të shpall gjendje krize.

Marketing

“U konstatua gjendja e rëndë dhe mungesa e karburantit për nevojat e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, me çka qeveria u kyç për zgjidhjen e këtij problemi. U miratua vendimi me të cilin përcaktohet ekzistenca e gjendjes së krizës në furnizimin me energji për ngrohje në rajonin e Shkupit. Për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për përdorimin e karburanteve alternative, dhe situatës në tregun e energjisë termike. Në bazë të këtij vendimi, u mundësua huazimi i një pjese të rezervave shtetërore të naftës për Qytetin e Shkupit”, tha mes tjerash Azizi.

https://www.facebook.com/share/v/18hiAQwZ3Q/

Marketing