Azizi:BDI-së dhe miqve të tyre po i prishet loja dy dekadëshe e përçarjes!

Shkruan: Adnan Azizi, Lëvizja BESA

Marketing

BDI-së dhe miqve të tyre po i prishet loja dy dekadëshe e përçarjes!

– U munduan ta pengojnë bashkëpunimin mes Lëvizjes BESA dhe Alternativës duke shpërndarë dezinformata se “Ata asnjëherë nuk bëhen bashkë”!

Por kjo u bë!

– Tentuat të pengoni Izetin që mos bëjë parti politike, por e bëri!

– Luftuat që ta pengoni formimin e koalicionit trepalësh, dështuat sepse u bë!

– U lodhët duke shpërndarë ide përçarëse, por nuk ja arritët!

Koalicioni rritet fuqishëm dhe tani ka përkrahjen e çdo qytetari.

Ju si BDI dhe partnerët tuaj harxhoni të gjithë energjinë për të na shkatërruar neve, por Koalicioni jonë po ngadhënjen çdo ditë e më tepër, sepse qytetarët e dinë se kush i përfaqëson me dinjitet, se ku qëndron shpresa e rinisë për të mbetur në vendlindje dhe ardhmëria e të gjithë qytetarëve.

Ruani atë pak forcë të plogësht që u ka mbetur se do u duhet tu shpjegoni qytetarëve pse keni dështuar në çdo aspekt, pse rinia iku, pse populli po varfërohet dhe pse vetëm funksionarët e BDI-së dhe pushtetit po pasurohen!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02FpJ7L997qhi4HD431sY1Gcibsp2uXLHpGF8NZzo463GQGiWa3dBtip3Ri2d2DGmDl&id=100008190610189&mibextid=Nif5oz

Marketing