Babai e braktisi në jetimore, djali bashkohet me nënën pas 45-vitesh

Nënë e bir janë ribashkuar pas 45-vitesh. Në rubkrikën “Ka një mesazh për ty” tek e “E diela Shqiptare” është trajtuar rasti i Fatmirit i cili u nda nga nëna e tij Havaja që kur ishte foshnjë.

Marketing

Gjatë emisionit u tregua historia e dhimbshme e Havasë dhe djalit të saj. Një ngjarje e tmerrshme çoi në ndarjen e prindërve biologjikë të Fatmirit, Reshitit dhe Havasë.

Babai e mori foshnjën nga nga nëna biologjike dhe nga pamundësia për t’a rritur e dorëzoi në jetimore.

Edhe pse krijoi familje të re, Havaja e kerkoi por nuk mundi dot t’a gjente vogëlushin e saj. I’a morën tre muajsh dhe e gjeti 45 vjeç.

Fati deshi që nënë e bir të ribashkoheshin si në historitë nëpër filma.

Mgid

Marketing