Familja e Almir Aliut nga Kumanova ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e lëndës në rigjykim.
Babai i Almirit, Sedat Aliu ka deklaruar për Alsat se nga Gjykata e Kumanovës nuk kërkon mëshirë por vetëm drejtësi për djalin e tyre.
Aliu është shprehur skeptik se Gjykata e Kumanovës mund të sjell vendim të drejtë duke potencuar se bëhet fjalë për trup të njëjtë gjykues dhe prokuroren e njëjtë.