Babai i Capital T sulmohet fizikisht në parkun e Gërmisë

Babai i reperit të njohur kosovar është sulmuar sot fizikisht nga persona të maskuar.

Marketing

Babai i reperit shqiptar Kushtrim Ademi i njohur ndryshe edhe si Capital T është sulmuar sot nga persona të maskuar, shkruan lajmi.net.

Agim Ademi deklaroi se është sulmuar nga disa persona që ishin të maskuar, por nuk ka pësuar lëndime serioze.

Deklarata e plotë e presidentit Ademi:

“Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,

Agim Ademi, president”, shkroi ai.

Marketing