Babai i të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt: “Nëse e ka kry këtë punë, është i vdekur për mua”

Babai i Granit Plavës ka thënë se nuk e ka kontaktuar e as nuk e ka takuar djalin e tij, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Marketing

Në një prononcim për portalin Indeksonline, ai ka thënë se hetuesia dhe prokuroria duhet ta kryejnë punën e tyre dhe t’i vendosë para drejtësisë kryesit e aktit.

“Nuk e kam ditë këtë. Prej jush [mediave] e kam marrë lajmin. Ma së pari i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerës. Jo nuk kam kontaktuar hala me të. E kam ndërmend t’i kërkoj llogari. Graniti ka jetuar këtu me gruan e tij dhe me fëmijët. Gruaja nuk ka thënë kurrë, kurrë asgjë. Ajo nuk ka ditur asgjë”, ka thënë ai.

“Nëse ai e ka bërë këtë rast, ai është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, ka thënë ai.

“Unë e lus hetuesinë që ta çoj rastin deri në fund. Si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator ta marrin dënimin e merituar”

Ai tha se Graniti si djalë ka qenë një njeri punëtor.

“Kurrë nuk e kisha mëndu që e bën atë punë. Nuk po mundem të besoj kurrgjë. Policia i ka punët e veta. Nëse Graniti e ka bë këtë rast, le ta marrë dënimin e merituar”, tha ai.

Marketing