Babai i Vanjës lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e paraburgimit shtëpiak!

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, duke e liruar atë nga paraburgimi dhe i caktoi masën e paraburgimit shtëpiak dhe të kujdesit. Gjorçevski është i dyshuar në rastin e vrasjes së Vanjës.

Marketing

Ai dyshohet se, ka ndihmuar në rrëmbim, me atë që, ka ndarë informata me të dyshuarit e tjerë për lëvizjen e vajzës së tij.

“Këshilli për vepra të dënueshme miratoi vendim me të cilin e pranoi ankesën e të akuzuarit A. Gj., të deklaruar përmes avokatit të tij Vlladimir Tufekxhiq, avokat nga Shkupi, ndërsa vendimin e Gjykatës së Apelit e ka ndryshuar në atë mënyrë që, shfuqizoi masën e caktuar të paraburgimit kundër të akuzuarit A.Gj dhe ndaj të akuzuarit caktoi masën e paraburgimit shtëpiak dhe masën e kujdesit”, thonë nga Gjykata Supreme.

Avokati i të dyshuarit Gjorçevski, Vlladimir Tufegxhoq, në mbledhje tha se i dyshuari nuk mund të arratiset, sepse validiteti i dokumentit të udhëtimit i ka skaduar dhe se ai aktivisht merr pjesë në hetim.

“Është bërë ekspertizë ë celularit të Gjorçevskit, por se ende nuk kemi kurrfarë informata nga ekspertiza. Rasti ka shkuar edhe në Qendrën për kujdes social, pasi që familjes së babait të Vanjës, nuk i është lejuar të realizojnë kontakt me vajzën e tij më të vogël”, tha Vlladimir Tufekxhiq.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila u denoncua si e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe Zhezhovski, i cili, ndërkaq ishte denoncuar si i zhdukur më 24 nëntor.

Për vrasjen e dy viktimave dyshohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i Vanjës. I dyshuari i Ljubomir Palevski Pallço, për të cilin pritet ekstradimi nga Turqia./tvklan.mk

Marketing