Babë e bir shpëtohen nga mbytja në plazhin e Spillesë

Dy persona, babë e bir janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Spillesë. Policia bën me dije se shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojen e plazhit, kanë shpëtuar një 44-vjeçar dhe djalin e tij 9 vjeç të cilët u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë.

Marketing

“Në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det. 44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë”-njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se 44-vjeçari dhe djali i tij aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.