Baby G kthehet në Londër, nis punën për projektet e reja

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Gordana Kingji e njohur si Baby G, pas një kohe të gjatë është kthyer në Londër.

Marketing

E njëjta duket se do fillojë të punojë për projekte të reja, teksa shfaqet në një studio muzikore me miqtë e saj.

Kjo u bë e ditur nga vet artistja përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram.

https://www.instagram.com/babygee/?utm_source=ig_embed

“Koha për studio, Londër tani jemi këtu”, ka shkruar këngëtarja Kingji.

Biondja muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur për jetën private, pasi fillimisht u tha se u nda nga i dashuri, gjersa më pas ky lajm doli të jetë i pavërtetë.

Sido që të jetë, kënga e fundit e publikuar nga ajo mbetet “Pretty Gangster” në duet me partnerin e saj, Lim Hotin, e cila tashmë është fshirë nga platforma YouTube.

Marketing