Partia “Maqedonia e Vetme” (Edinstvena Makedonija) e këshillon VMRO-DPMNE-në që, siç thonë ata, t’i zbulojnë personat të cilët mbrëmë gjuajtën me ngjyrë ndaj selisë së tyre, pasi që do ta shohin të vërtetën se selinë e VMRO-DPMNE-së e ka ngjyrosur VMRO-ja, thuhet në kumtesë.
“Çështja është thelbësore e cila kërkon përgjigje precize matematikore – pse VMRO është kundër DPMNE-së!? E ftojmë DPMNE-në që të kthehet në parimet burimore të VMRO-së për Maqedoni sovrane dhe unitare të popullit maqedonas me veprimtari të garantuar të pakicave sipas të drejtës ndërkombëtare dhe me asnjë të drejtë historike dhe ndërkombëtare – të drejtë të pranuar që ta bartë emrin – Republika e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.
Ata shtojnë se DPMNE duhet që të ndalojë të jetë bashkëpjesëmarrës në pushtetin marionetë në Shkup në politikat humbëse për shkatërrimin e Maqedonisë dhe maqedonasve, të inspiruar dhe organizuar nga mentorët e huaj.
“Për fillim, DPMNE duhet që të deklarohet se është kundër referendumit për emrin, të njëjtin ta bojkotojë, ndërkaq deputetët e DPMNE-së të japin dorëheqje nga Kuvendi me çka hapet rrugë për një nga variantet për mbrojtjen e emrit.