Ballina Aktuale Bajerni dërgon Barcelonën në Liga Evropa, Benfika vazhdon në Champions

Bajerni dërgon Barcelonën në Liga Evropa, Benfika vazhdon në Champions

Bayern's Robert Lewandowski, right on the air, heads the ball next to Barcelona's Ronald Araujo during the Champions League group E soccer match between Bayern Munich and FC Barcelona in Munich, Germany, Wednesday, Dec. 8, 2021. (AP Photo/Matthias Schrader)

Barcelona edhe zyrtarisht do të luajë në Ligën Europa, për pjesën tjetër të sezonit. Katalanët, ashtu siç pritej, janë mposhtur 3:0 në ‘Allianz Arena’, në një ndeshje ku për Bajern Munihun ishte gjithçka shumë e lehtë.

Marketing

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 34’, me golin e Tomas Myllerit, i cili mori një asistim nga Levandovski.

Nëntë minuta më vonë, Leroj Sane dhuroi golin më të bukur të ndeshjes, duke shënuar nga një distancë e largët për 2:0.

Barca humbi të gjitha shpresat në pjesën e dytë, kur në minutën e 62’ Musiala shënoi për 3:0, pas një aksioni brilant të ndërtuar nga Alfons Dejvis.

Me këtë humbje, Barca mbetet me shtatë pikë në pozitën e tretë, kurse Bajerni me 18 pikë kalon tutje. Bavarezët shoqërohen nga skuadra portugeze, Benfika, e cila me tetë pikë kalon në pozitën e dytë. Benfika shënoi fitore 2:0 ndaj Dinamo Kiev, me golat e Jaremçuk në minutën e 16’ dhe Zhilberto në minutën e 22’.

Exit mobile version