Bajrami: Demantoj akuzat e gazetarit Bozhinovski dhe përkrahësve të tij,janë shpifje tendecioze!

Hoxha i njohur, Sadullah Bajrami përmes një reagimi me shkrim, demanton fuqishëm akuzat e gazetarit Zoran Bozhinovski ndaj tij, duke i cilësuar si SHPIFJE , të cilat në mënyrë të tërësishme akumulohen nga burime të rreme.

Marketing

Postimi i plotë i Hoxhë Sadullah Bajrami

Të nderuar, duke qenë dëshmitarë të publikimeve të fundit me përmasa akuzuese ndaj meje, nga i ashtuquajturi pseudo-gazetarë Zoran Bozinovski, theksoj se ato lajme janë SHPIFJE dhe se në mënyrë të tërësishme akumulohen nga burime të rreme. Kategorikisht demantoj dhe po ashtu konstatoj me përgjegjësi të plotë se nuk është zhvilluar një ngjarje e tillë, për të cilën i ashtuquajturi ka shpifur, dhe se apelimet tona drejt besimtarëve që na ndjekin kanë qenë gjithmonë në përkim të plotë me konstatimet institucionale.
Pavarësisht tendencës së kësaj shpifjeje dhe akrobacioneve të tilla, apo kujtdo tjetër që mundohet të ndryshojë qëllimisht apelimet tona dhe mundohet të na etiketojë si ‘shkaktarë’ të kësaj gjendjeje, më duhet të ua rikujtoj se ne kemi qenë pararendësit e konstatimit të masave për kufizim të lëvizjes, duke i lutur besimtarët që obiligimet fetare ti kryejnë në shtëpi.
Me këtë drejtim, përsëri apeloj që besimtarët ti ndjekin rekomandimet institucionale duke u kujdesur për mbarështim të masave të nevojshme, dhe i ftoj që bashkërisht të sinkronizohemi për tejkalim sa më të shpejt të pandemisë. Qëndroni me familjet tuaja dhe mundohuni që kjo gjendje të jetë një afrim drejt Zotit të Madhëruar dhe forcim i lidhjeve me Të!

Me nder,
Hoxhë Sadullah Bajrami