Bakiu: Vjedhja e Bredhave nga Oborri i Kopshtit është Vjedhje ndaj Fëmijëve Tanë!

Drejtoresha e IPK Kopshti “Fidani” Shkup, Gzime Bakiu, ka reaguar ashpër ndaj rasteve të vjedhjes së pemëve dekorative nga oborret e kopshtit që ajo drejton. Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka cilësuar këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mjedisit edukativ të fëmijëve.

“Turp! Vjedhja e bredhave nga oborret e kopshtit është vjedhje e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Bakiu, duke theksuar se bredhat janë mbjellë me shumë kujdes për të krijuar një ambient të gjelbër dhe të sigurt për fëmijët.

Ajo ka akuzuar autorët e këtyre veprimeve si individë pa ndërgjegje, të cilët po i japin një shembull të keq brezit të ri. “A e kuptoni çfarë shembulli u jepni fëmijëve? Se çdo gjë që është e bukur dhe publike, mund të shkatërrohet ose vidhet?”, ka pyetur ajo.

Bakiu ka bërë thirrje për ndërgjegjësim qytetar dhe ka kërkuar mbështetje nga institucionet për të mbrojtur hapësirat e fëmijëve.

Marketing