Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale njoftoi se sot ka marrë pjesë në takimin tradicional festiv, “Bakllavaja e Bajramit”. Ahmeti përcjell mesazhe urimi me rastin e festës së Fiter Bajramit.
Ne vijim shkrimi i plotë i z.Ahmetit:
Në këtë ditë feste na nderoi padyshim ftesa dhe mikëpritja e kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahu në takimin festiv tradicional “Bakllavaja e Bajramit”.
Udhëheqësisë së BFI-së i përcolla urimet më të sinqerta për mbarësi të përjetshme në misionin e afirmimit të vlerave të larta të moralit njerëzor. Është jetike që të qëndrojmë të bashkuar si sot, të gjithë pa dallim në ruajtjen e themeleve të shëndosha të shoqërisë përmes predikimit të fjalës së mirë dhe praktikimit të veprave të mirësisë.