Balfur: Nëse dështon Marrëveshja, nuk përjashtohet destabilizimi rajonal

Roza Balfur nga Fondi gjerman i Marshallit (GMF), specialiste për Evropën dhe për zgjerimin e BE-së, paralajmëron për MIA-n se nëse nuk kalon Marrëveshja me Greqinë në Kuvend, nuk duhet të përjashtohet destabilizimi në vend dhe rajon.

Marketing

“Nuk janë të mira shanset nëse dështon marrëveshja. Historia tregon pa angazhim nacional, siç kemi parë në Maqedoni, status kuoja jo vetëm që e minon demokracinë, por edhe stabilitetin. Nuk mundemi ta përjashtojmë mundësinë e përkeqësimit të raporteve etnike në vend, nuk them se do të ndodh, por kjo mund të sjellë deri në kizë politike në vend, por edhe në destabilizim të rajonit më të gjerë”, thotë Balfur për MIA-n.

Siç thekson Balfur, edhe pse bashkësia ndërkombëtare ka pritur probleme rreth daljes në referendum dhe ka qenë koshiente se ka probleme me listat zgjedhore, ajo megjithatë qartë ka treguar sa është e rëndësishme kjo marrëveshje dhe ky referendum, me atë që figura të larta politike e kanë vizituar vendin gjatë fushatës.

Balfur konsideron se në Maqedoni nuk është “kuptuar tërësisht” rëndësia historike e kësaj marrëveshje, i cili duhet të jetë dalje nga status-kuoja”, në të cilën është e “bllokuar Maqedonia nga viti 2015”.

Përveç destabilizimit të mundshëm ose përkeqësimit të gjendjes në vend, mossuksesi eventual i marrëveshjes mund të ketë implikime edhe për rajonin, paralajmëroi Balfur.

“Nuk duhet ta shikojmë Maqedoninë vetëm në kontekst të Maqedonisë, por edhe më gjerë. Nëse shqiptarët etnikë janë ndjehen të tjetërsuar për shkak të përkeqësimit të kontekstit politik, nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë minohet për shkak të oportunistëve politikë, ndërsa e dimë se janë në rajon, kjo mund të sjellë deri në destabilizim”, thotë ajo.

Balfur thekson se nëse nuk dëshiron të parashikojë skenare katastrofike, por se në gjendjen aktuale rreziku nuk është i përjashtuar.

Topi tani, thotë ajo, është tek Kuvendi dhe se krahas jehonës së vogël shumica e madhe kanë votuar pro marrëveshjes.