Balkani eliminohet nga Champions, tani përball Larne në Ligën e Konferencës

Ballkani bëri gjithçka keq, gaboi pafund dhe humbi 4-0 në Bullgari përballë Ludogoretsit, duke i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve.

Marketing

Kampionët e Kosovës ishin hija e vetvetes krahasuar me sfidën e parë të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku luajtën një ndeshje fantastike dhe fituan 2-0. Por, kampionët e Bullgarisë nuk e kishin thënë fjalën e fundit, shfrytëzuan në gabim pasiguritë dhe gafat e djemve të Ilir Dajës dhe festuan kualifikimin.

Ganezi Bernard Tekpetey ndëshkoi dy herë Enea Koliçin në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën edhe golat e argjentinasit Matias Tissera dhe brazilianit Caio Vidal. Rrugëtimi europian i Ballkanit zhvendoset në Ligën e Konferencës. Me skuadrën nga Theranda që do të sfidojë në turin e dytë me Larne, kampionët e Irlandës së Veriut.