Ballina e ‘L’Equipe’ e zënë nga Neymar – tallje me Pique apo mesazh i fshehur?

Neymar JR do të jetë lojtari që mban qendrën e vëmendjes deri në fundin e merkatos.

Marketing

Ylli brazilian i futbollit lidhet me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, temë kjo që ka qenë në qendër të vëmendjes qysh nga fillimi i merkatos.

Së fundmi është raportuar se Neymar është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro nga xhepi i tij për të kaluar në ‘Camp Nou’, por edhe përkundër këtyre zërave, mediet franceze shkruajnë se lojtari do të mbetet tek kampionët e Ligue 1.

‘L’Equipe’, sot në ballinën e saj ka fotografinë e Neymar, me mbishkrimin ‘SE QUEDA’ (Qëndron), transmeton lajmi.net.

Kjo mund të jetë një tallje me Gerrard Pique, i cili vetëm një javë para se Neymar të largohej drejt PSG, postonte një fotografi me lojtarin, me mbishkrimin e njëjtë.

Por, në anën tjetër, ky mund të jetë edhe një mesazh i fshehur se Neymar vërtetë po kalon tek Barcelona.

Ka akoma disa karta në lojë. Ousmane Dembele është ajo kryesorja. Mbetet të shihet nëse braziliani rikthehet në ‘Camp Nou’ ose jo.