Ka marrë fund ëndrra e Ballkanit për të vijuar aventurën në Champions League.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja është mposhtur 4-0 në ndeshjen e kthimit, duke e bërë të pavlefshëm fitoren 2-0 një javë më parë në Prishtinë.
Tani Ballkani do të vijojë aventurën në Conferencë League, në pritje të kundërshtarit të radhës.
Ndërkohë, sa i përket golave bullgarët zhbllokuan shifrat që në minutën e 4′ me Tekpetey, ndërsa më pas Tekpetey realizoi sërish 45′.
Pjesa e dytë nisi si e para vrullshëm për vendasit të cilët realizuan 2 gola të tjerë me Tissera 49′ dhe Caio 78′.