Ballkani gjatë viteve të ardhshme është i rrezikuar nga tërmetet

Tërmetet që këtyre ditëve kanë goditur Kroacinë janë paralajmëruese se gjatë viteve të ardhshme rajoni i Ballkanit do të goditet nga tronditje të fuqishme të tokës.

Marketing

Këtë e bëjnë të ditur seizmologë serb për mediat ballkanase. Seizmologia Slavica Radovanoviq tha se tani është vështirë të thuhet se ku dhe kur do të ndodhë kjo, por megjithatë Ballkani mbetet i rrezikuar.

Sipas saj, ajo që është thuajse e sigurt se muajin e ardhshëm apo në fillim të vitit 2021 nuk do të ketë tërmete më të fuqishme në rajon.

Duke folur për tërmetin e fundit në Kroaci, ajo nënvizon se në ato zona ka prani të shtuar të energjisë seizmologjike dhe se me këtë ndodhë një baraspeshë e brishtë, që nxit tërmete të njëpasnjëshme.

“Gjatë viteve të ardhshme do të shihet se në cilin drejtim do të lëviz ky proces. A do të shkoj drejt Apleve apo drejt pjesës qendrore të Bosnjë-Hercegovinës apo paralelisht drejt Serbisë dhe Dalmacisë. Tani për tani nuk e dijmë këtë, sepse bëhet fjalë për një aktivitet multifraktal seizmologjik”, theksoi Radovanoviq.

Marketing