Lidertët e vendve të nismës ‘Ballkani i Hapur’ sot arritën në Ohër ku ditën e nesërme do të mbahet pjesa e punës së samitit.
Presdienti i Serbisë alkesandar Vuçic , kryeministri i Malit të Zi Dritan Abavoviq në aeroportin e Ohrit u prit nga ministrja e kulturës Bisera Stojçevska.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prutet të arrijë vonë pasdite , ndërsa kryesuesi i këshillit të ministrave te BeH Zoran Tegetlija arriti mbrëmë.
Në kuadër të samitit nesër do të firmosen Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara, si dhe memorandume mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të administratave tatimore në fushën e kulturës dhe turizmit.