Skuadra e Ballkanit e ka “lëshuar dorën” në ndeshjen ndaj La Fioritas të vlefshme për raundin e dytë në kualifikimet për në Conference League.
Ndeshja e luajtur në San Marino nuk pati histori, pasi suharekasit shënuan plot katër herë, duke shpërdoruar edhe shumë mundësi të tjera.
Fillimisht Korenica, e pastaj Rrahmani (x2) dhe Berisha shkundën rrjetën e vendasve, së bashku me ambiciet e tyre për të kaluar tutje në raundin e tretë.
Gjithçka foli në të mirë të skuadrës së Ilir Dajës që, përkundër rezultatit, nuk zmbrapseshin nga sulmi.
Falë kësaj fitoreje, kampionët e Superligës janë me një këmbë në raundin tjetër.
Ndeshja kthyese luhet në “Fadil Vokrri” një javë më vonë.