Ballkani mposhtet nga Slavia dhe eliminohet

Ballkani ka pësuar humbje nga Slavia Praha në ndeshjen e grupeve të Conference League.

Marketing

Rezultati përfundimtar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte 1-0 për skuadrën çeke, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores për Slavian e ka shënuar futbollisti Ondrej Lingr, në minutën e 75-të.

Pas kësaj humbje, Ballkani është eliminuar nga Conference League, pasi do të zhvilloj edhe një ndeshje kundër CFR Cluj, por as fitorja nuk do ti kryej punë që të kaloj fazën e grupeve.

Pavarësiht eliminimit, kampioni i Kosovës ka pasur rezultate të mira këtë edicion, duke marrë parasysh se ishte edhe sezoni i parë që merr pjesë në nivele të larta dhe ka shënuar edhe një fitore dhe një barazim.

Javën e ardhshme skuadra e Ballkanit do të udhëtoj drejt Rumanisë ku do të ndeshet me CFR Cluj, në ndeshjen e fundit të Grupit G.

Marketing