Ballkani pret sonte Sivassporin në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani synon të bëjë sonte një tjetër ndeshje të madhe, pas paraqitjes madhështore në udhëtim kundër Sivasspor.

Marketing

Kampionët e Kosovës, Ballkani luajnë sonte në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të Conference League.

Suharekasit vazhdojnë ëndrrën e tyre evropiane, me një synim tash edhe më të madh: kalimi i grupeve.

Me katër skuadra në grup, secila me nga katër pikë, Ballkani mund të bëjë sonte një hap të madh, nëse mposht Sivasspor.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Sivasspor është e vlefshme për fazën e grupeve në Conference League.

Ilir Daja me djemtë do të nisin testin e tyre me fillim nga ora 21:00.

Marketing