“Ballkani, rrezik nga radikalizimi islamik”/ Analiza e DW: Grackat ku po bien të rinjtë

Debate të mëdha janë ndezur lidhur me radikalizimin e të rinjve myslimanë nga Ballkani pas parandalimit që iu bë atentatit në koncertin e Taylor Swift.

Autoritetet arrestuan për atë rast një person të radikalizuar, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut. I pyetur se sa i madh është rreziku që të rinjtë myslimanë nga Ballkani të radikalizohen jashtë vendit, eksperti Robert Pichler thotë se nuk e mendon si rastësi që të dy, si terroristi i 2 nëntorit 2020 dhe terroristi i dyshuar i 7 gushtit 2024, janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, por do të isha shumë i kujdesshëm dhe nuk do ta bëja rrezikun e radikalizimit dhe terrorizmit si fenomen të diasporës shqiptare-maqedonase.

Marketing

Komuniteti shqiptar nga Maqedonia e Veriut është shumë i larmishëm dhe shumica dërrmuese e myslimanëve shqiptarë nuk duan të kenë asnjë lidhje me pikëpamjet radikale dhe të dhunshme në emër të islamit, thekson ai. Në të njëjtën kohë, duhet thënë, se ka një numër jo edhe aq të vogël të rinjsh që nuk e gjejnë dot rrugën e tyre, që nuk ndihen në shtëpinë e tyre as këtu e as andej dhe kërkojnë rrugëdalje që u japin njohje dhe vlerësim.

Në këtë pikë duket se, pozicionet radikale islamike gjejnë një miratim të lartë tek disa, shprehet eksperti, që shton se propaganda e predikuesve islamistë të urrejtjes hedh rrënjë më shumë tek personat që i konvertojnë zhgënjimet më të mëdha në refuzim dhe urrejtje, teksa u ofron atyre pranim në një atdhe të ri dhe të pashenjtën ia bashkangjit mënyrës perëndimore të jetesës. Antropologu historian thotë se Ballkani, si rajon ku përplasen veçanërisht forca diverguese, nuk është i përjashtuar aspak nga tendencat e radikalizimit.

Ai veçon ish-Jugosllavonë me historinë e saj të disintegrimit brutal, ku etnonacionalizmi i përhapur, mobilizimi i miteve historike dhe nxitja kundër myslimanëve ka qenë sidomos më e përhapur në qarqet nacionaliste-ortodoksem, e kjo sikurse thotë, ishte vendimtare për shpërthimin e luftës dhe që çoi si pasojë në dëbime deri në genocid.

Marketing