Balotelli përfshihet në një aksident të frikshëm, voziste pa patentë dhe i dehur

Mario Balotelli është përfshirë në një aksident automobilistik, ku për fatin e mirë dëmtimet kanë qenë të lehta.

Marketing

Ngjarja ndodhi në Breshia, rreth orës 20:30 të së enjtes, kur lojtari, pas një feste me shoqërinë, po kthehej në shtëpi, raportojnë mediat e huaja.

Italiani iu nënshtrua edhe një testi alkool ku rezultoi pozitiv. Makina e tij tip Audi u shkatërrua thuajse plotësisht, ndërsa Super Mario iu drejtua menjëherë spitalit për të marrë ndhmën e nevojshme.

Balotellit iu hoq dhe patenta, ndonëse në momentin e aksidentit nuk e kishte me vete.