Balotelli prezantohet te Brescia: Këtu për të rifituar kombëtaren

Në Brescia ishte dita e Mario Balotellit. Pasi firmosi kontratën 3-vjeçare me dallëndyshet duke u rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Supermario u përshëndet me tifozët e rinj ndërkohë që u prezantua përpara mediave. Edhe te Brescia, Balotelli do të mbajë veshur fanellën me numër 45 siç ka bërë në të gjitha skuadrat ku ka luajtur gjatë karrierës së tij. Balotelli theksoi se Brescia nuk është shansi i tij i fundit për të treguar ndërsa nënvizoi se nuk ka frikë nga dështimi. Ai deklaroi gjithashtu se me paraqitjet e tij te Brescia do të fitojë edhe një vend në kombëtare për në Euro 2020.

Marketing