Bamirësi iranian dhuron mbi 200.000 dollarë për njerëzit në nevojë

Një filantrop iranian ka dhuruar 215.000 dollarë për të varfërit.
Bamirësi anonim dhuroi paratë për dhënien e kredive pa interes për njerëzit me pamundësi ekonomike, raportoi IRNA.

Marketing

Ai bëri donacionin tek organizata Velayat Relief Fund, që jep ndihmë financiare për njerëzit e varfër.

Organizata është krijuar në maj 2015 nga Komiteti i Ndihmës i Imam Khomeinit që shërbem vetëm si ofrues i huave pa interes për të varfrit, duke mbuluar shpenzimet e arsimit, martesës, punësimit dhe kujdesit mjekësor.

Në gjysmën e parë të vitit kalendarik iranian (21 mars – 22 shtator), u dhanë për njerëzit 1.123 kredi pa interes.