“Bandat kriminale me plane të errëta”, Sveçla alarmon mbi gjetjet e fundit në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar aksionin dyditor të policisë në veri, ku u gjetën sasi municioni e uniforma ushtarake.

Marketing

Ai ka thënë se këto nuk janë thjesht mbetje të bandave kriminale e terroriste serbe, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.
”Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave. Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta. Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, tha ministri Sveçla.

Marketing