Banesa dëmtuara dhe pemë të rrëzuara, Italia përfshihet nga moti i keq

Italia është përfshirë nga reshje shiu e stuhi pasditen e sotme. Në Milano pati reshje të dendura si dhe erë të fuqishme, e cila shkatërroi disa çati ndërtesash si dhe rrëzoi disa pemë.

Marketing

Një 68-vjeçar i cili po kalonte në rrugë u godit nga një vazo e cila u rrëzua nga era. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Temperaturat ranë me 11 gradë, nga 33 gradë të regjistruara mesatarisht para fillimit të stuhisë. Stuhia shkaktoi dëme edhe në rrjetin e transportit: në Milano erërat e fushime këputën kabllot e rrjetit elektrik të tramvajit.

Nga ana tjetër, trafiku në linjën hekurudhore Milano-Xhenova ndërmjet Locate Triulzi dhe Certosa di Pavia është ndërprerë për shkak të rënies së pemës.

Një stuhi shiu e ere goditi edhe Brianzan, në zonën midis Monza, Seregno dhe Rho. Po ashtu u mbyll një nga hyrjet e linjës 1 të metrosë në Piazza Duomo për shkak të pllakave të gurit të rëna.