Përmes Bankës Investuese Europiane, javën e ardhshme do të transferohet kësti i parë në vlerë prej 15 milionë euro të kredive të lira për kompanitë e vogla dhe të mesme të vendit tonë, tha Ministrit i Financave, Dragan Tevdovski në takimin me nënkryetarin e Bankës Investuese Evropiane Endru Mekdovel.
“Këto janë mjetet e para nga tërë linja kreditore për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në vlerë prej 100 milionë euro. Këshilli e ka miratuar këstin prej 15 milionë euro dhe ajo duhet të tërheqet më 17 prill, gjegjësisht javën e ardhshme. Me këtë do të mbështeten investimet e 39 kompanive të vogla dhe të mesme”. Pothuajse 90 për qind e projekteve në këstin e parë janë investime afatgjate.
Më shumë investohet në objekte afariste, pajisje dhe mjete transportuese, ndërsa më pak në mjete qarkulluese. Kjo do të thotë edhe hapje të shumë vendeve të reja të punës”, – ka thënë Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.