Sistemi bankar vazhdoi të sigurojë mbështetje kreditore për ekonominë vendore edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, me çka kontribuon për zbutjen e efekteve negative nga kriza shëndetësore, kumtoi Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kumtesën nga Kabineti i guvernatores së BPRMV-së ceket se në tremujorin e dytë vëllimi i përgjithshëm i rrjedhave të reja kreditore paraqet rreth 9 miliardë denarë, me ç’rast diç mbi gjysma e kësaj shume janë realizuar në qershor të këtij viti. Me këtë, shkalla vjetore e rritjes së kredive në fund të qershorit paraqet 6,6 për qind dhe është mbi projeksionin e Bankës popullore.
“Mbështetja kreditore e bankave është kahëzuar edhe drejt sektorit koorporues dhe drejt amvisërive. Kontributi i kredive të sektorit koorporues në rritjen tremujore të kredive të përgjithshme është diç më i madh në raport me kontributin e kreditimit të amvisërive. Nga marsi e këtej, Banka popullore solli disa pako të masave, në drejtim të stimulimit të aktivitetit kreditor dhe përmirësimit të likuiditetit, ndërsa efektet e tyre janë të dukshme përmes të dhënave të fundit për dinamikën e tregut kreditor”, ceket në kumtesë.
Nga Banka popullore theksojnë se në pajtim me Anketën më të re për aktivitet kreditor, pritet mbështetje kreditore për ekonominë vendore të vazhdojë edhe në tremujorin e tretë, me lehtësim të kushteve kreditore tek ndërmarrjet, ndërsa bankat presin edhe rritje të kërkesës kreditore tek dy sektorët.