Banorët e fshatit Bozovcë të Malësisë së Tetovës kanë shprehur shqetësime se janë të rrezikuar nga shembja e dheut si pasojë e reshjeve të fundit dhe mos sanimit të dëmeve.
Ata përmes një letre i kanë bërë thirrje Qeverisë dhe komunës së Tetovës që të marrin masa, përcjell INA.
Ja letra e plotë:
Po bëjmë thirrje deri tek Qeveria e Maqedonis edhe te Komuna e Tetovë-s që të marinë masat dhe të ju dalin në ndihmë Banore të Fshatit Bozovcë.
Për kët problem disa herë kemi bërë apele edhe ne qeveri po deri sot askush nuk ka mar masa as nje politikan Shqiptar nuk ka ardhur ta shikoj vet personalisht gjengjen e ksaj fatkeqësie natyrore qe prej shumë vitesh eshte e pritshme.
Vetem ne kohen e votave i afrohen fshatit, kur kanë nevoj për tu ulë nëpër kolltuqet e tyre, pastaj as qe i shlojnë sytë nga kjo pjes e Sharrit.
Kur vjen puna per interesat dhe tenderet e tyre, te gjithë i ke aty siç eshte rasti me hidrocentralet, ku kanë shkatrru nje mal edhe lum të tërë, vetem për interesa te veta.
Zakonisht politikanet tane janë mësuar te vijnë per vizita me lule ne dorë. Ne e dijmë se kjo është nje fatkeqësi e natyrës, por me vite ne kemi apelu qe te na dalin ne ndihmë, që ta gjejmë një zgjidhje per fshatin dhe banorët.
Po i bëjmë thirrje edhe komunës Tetovë qe moti se kemi parë të na vizitoj e te qajë hallet me banorët, të paktën se për punë e dijmë se nuk dot bëj”, thuhet në letrën e banorëve të këtij vendbanimi, të cilët kanë kërkuar që të shpërndahet letra e tyre publike.