Banorët e ÇAIRIT edhe më afër tri komunave të tjera

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, zv. kryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe kryetarin e Komunës së Butelit, Velimir Smilevski lëshuan në përdorim pjesën e fundit të Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina”.
Kryetari Ganiu përshëndeti ndërtimin e këtij bulevardi që është i një rëndësie të madhe për Komunën e Çairit, sepse i lidh qytetarët e komunës së Çairit me tri komuna të tjera – Butelin, Shuto Orizaren dhe Karposhin dhe me këtë u lehtësohet qarkullimi në komunikacion. E bashkë me Bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” është dalje e shpejt në qarkoren e Shkupit dhe pjesë e unazës sekundare Veriore.
Bashkë me pjesën e parë, Bulevardi ka 6 korsi, gjerësi prej 40 metrash dhe gjatësi prej 1700 metrash, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta.

Marketing

Marketing