Banorët e Çashkës nuk lejojnë mësim në gjuhën shqipe

Hapja për herë të parë e paraleles shqipe në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë ka revoltuar banorët maqedonas të kësaj pjese, shkruan Alsat.

Marketing

Ata tashmë disa ditë nuk lejojnë që fëmijët të realizojnë procesin mësimor duke kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe kthimin e kompetencave të arsimit në Komunën Çashkë.

“Nëse është i gatshëm ti ndajë atëherë le t’ju ndërtojë shkollë në Banjicë. Ne mbetemi në qëndrimin që fëmijët të mbeten dhe të mësojnë siç kanë mësuar deri më tani me fëmijët tanë, këtë askush nuk e ndalon dhe askujt nuk i pengon. Ne na pengon ndarja dhe nëse këtë e ka vendosur ministri këtë ta bëj në mënyrën më pak të dhimbshme sepse këtu do krijohen tensione të panevojshme, madje edhe është ky tension”, tha Cveta Peshevska, këshilli i prindërve.

Pasi shkolla në Çashkë ishte e mbyllur, Alsat udhëtoi drejt fshatit Banjicë nga janë numri më i madh i nxënësve shqiptarë. Banorët e fshatit mbeten në qëndrimin se është koha e fundit që fëmijët shqiptarë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Është turp fëmijët të mësojnë maqedonisht kur kanë mundësi të mësojnë në gjuhën e vet. Për ato fëmijë unë jetoj në shtëpi vetëm a fëmijët më rrinë në Shkup, për atë shkollë. Pse mos me mësu në komunën tonë shqip, për çka, çka u pengon maqedonasve nuk e di”, theksoi banori i fshatit Banjicë.

“Unë jam i vendosur, i ndali fëmijët dhe nëse duhet shkoj edhe në burg për ata fëmijë dhe dua që fëmija im i fundit të mësoj shqip. Ata që janë klasa e pestë le të vazhdojnë maqedonisht. Janë klasa e pestë, emrin e vet nuk di ta shkruaj shqip”, theksoi banori i fshatit Banjicë.

Ndërsa banorët maqedonas mbajnë të bllokuar shkollën dhe nuk lejojnë mësimin për nxënësit shqiptarë, fëmijët kishin gjetur mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Ata thonë se duan të arsimohen në shqip.

“Kam shku në shkollë nuk na kanë lënë me mësu. A ke mësu diçka deri tash, ndonjë shkronjë? A, b, v,d, i.”, tha një nxënëse.

“Mblidhen prindërit edhe protestojnë. A qëndrojnë gjatë aty? Po, edhe nuk na lënë neve me mësu, nuk I lënë mësuesit të hyn brenda të mbajnë orë. Luajmë në shkollë, pastaj vjen kombi edhe na mer”, theksoi një nxënës tjetër.

Ministria e Arsimit njoftojnë se hapja e paraleles shqipe në Çashkë është bërë duke respektuar të gjitha procedurat ligjore, pavarësisht ankesave të banorëve maqedonas.

Në shkollën fillore “Todor Janev” mësojnë mbi 70 nxënës shqiptarë, të cilët janë të detyruar që mësimin ta ndjekin në gjuhën maqedonase./ Alsat.mk