Banorët e fshatrave të Strugës në hall, hajnat nuk ndalen, policia nuk reagon?!

Banorët e fshatrave të komunës së Strugës janë në hall nga vjedhjet e njëpasnjëshme të shtëpive. Cak i hajnave janë shtëpitë e mërgimtarëve, ndërsa alarmin për këtë e kanë dhënë banorët e fshatit Shum.

Marketing

Në mbledhjen e zgjeruar të banorëve të fshatit Shum që u zhvillua sonte pas vjedhjeve alarmante në këtë lokalitet u diskutua për hapat që duhen ndëmarr për parandalimin e këtyre vjedhjeve informohet Strugalajm.

Banorët paralajmëruan edhe protesta në rast se policia nuk i zbulon autorët.Gjithashtu u paralajmëruan patrulla gjatë natës të policisë.Mbrëmë në Shum u demoluan 9 shtëpi të mërgimtarëve.