Banorët e Jazhinëcës pa mjek dhe ambulancë në fshatin e tyre

Mijëra banorë të fshatit kufitar Jazhincë, për vite të tëra nuk kanë ambulancë edhe pse ndodhen 30 kilometra larg qytetit. Fshati Jazhincë, nuk ka as mjek privat, apo infermiere. Ndër vite është premtuar zgjidhje, por nuk ka pasur hapa konkret. Banorët ankohen se janë lënë tërësisht pas dore.

Marketing

“Sa i përket ambulancës edhe këtë që shihni ne vet banorët e kemi ndërtuar para tridhjetë vitesh me kontributin tonë. Kërkesë kemi bë shumë herë, kanë kaluar tre katër ministra me premtime shumë e asnjëri punë s`ka kry. Banorët në Tetovë në Vratnicë në Tearcë kush si mundet, dikush ka dikush nuk ka kushte për rrugëtim. plus tani popullata ka mbet e vjetër s`mundet vet. ky objekt është me rrymë, me inventar me krejt, ve mjek e kompjuter duhet por s`ka”, deklaroi Nafi Bexheti. kryetar i bashkësisë lokale Jazhincë.

“Si nuk na duhet shumë na duhet mjek skemi rreth 400 shtëpi kemi. kemi pleq, e për një kontroll shkojmë në Tetovë në Vratnicë, e shihni vet si jemi, kemi nevojë për mjek, po duhet edhe rruga por s`na ndihmon askush”, tha një banor.

Për një kontroll të mjeku më i afërt afër dhjetë kilometra, përkatësisht në fshatin Vratnicë, banorët shpesh kanë probleme edhe me transportin, sepse jo çdo shtëpi ka makinë. Ndërkohë për rastet që ndodhin pas orarit të punës, banorët e Jazhincës, i drejtohen qytetit, duke bërë rreth 30 kilometra për një injeksion apo serum në Spitalin Klinik në Tetovë. Ditë më parë, i pyetur për problemin në fjalë, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se janë shumë afër gjetjes së zgjidhjes.

Marketing