Banorët e Krushopekut: Mos të njolloset emri i fshatit tonë me lajme të paverifikuara

Banorët e fshatit Krushopek të Shkupit kanë reaguar lidhur me lajmet e fundit të paverifikuara që janë përhaur, pas operacionit të bujshëm të MPB-së për ndalim të një sasie të lëndëve narkotike – kokainë. MPB ka bërë të ditur për operacionin, por duke mos saktësuar detaje dhe duke lënë të hapur spekulimet se a janë kapur 1.3 ton apo 1 kg lëndë e tillë. Banorët kanë bërë thirrje që mediat të mos plasojnë lajme të paverifikuara që po e njollosin tërë vendbanimin e tyre.

Marketing

“Në fshatin tonë nuk ka persona të papunësuar. Të gjithë jetojnë me djersën e tyre. Prandaj nuk është mirë mediumet të nguten. Për te hy një kamion duhet të kalojë tre skenerë. Nuk është e mundur të ketë kaluar dro gë”, thotë për gazetën Lajm, një banor i fshatit i cili edhe vetë është shofer kamioni. Banorët e Krushopekut kanë fjalë të mira edhe për pronarët e magazinës ku po zhvillohet aksioni. “Nuk besojmë të ketë diçka të vërtetë. Është aksion mjaft i dyshimtë”, thonë banorët. Ata presin që sot MPB të zbardhë të vërtetën lidhur me këtë rast.