Banorët e Sarajit i dorëzojnë stufat e vjetra me drurë dhe naftë

Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për dorëzimin e stufave të vjetra që përdorin lëndë djegëse joekologjike në këmbim të kondicionerëve inverter për ngrohje, si një nga masat për ta luftuar ndotjen e ajrit.

Marketing

Banorët e komunës së Sarajit që kanë aplikuar për subvencione për blerjen e kondicionerëve në Qytetin e Shkupit sot kanë mundësinë t’i dorëzojnë stufat e tyre të vjetra me dru, naftë dhe lëndë djegëse tjetër joekologjike në oborrin e shkollës së mesme “Saraj”. Aksioni do të zgjasë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 16 pasdite, dhe do të vazhdojë nesër. Pikën për dorëzimin e stufave në shkollën e mesme “Saraj” sot e vizituan Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

“Sot jemi në një nga lokacionet ku qytetarët dorëzojnë stufat e vjetra dhe joekologjike që janë zëvendësuar tashmë me kondicionerë inverter me efikasitet energjetik. Vetëm nga kjo komunë janë marrë rreth 160 aplikime, që do të thotë se do të kemi 160 oxhakë më pak që do ta ndotin ajrin. Rreth 4.060 aplikacione janë pranuar në Qytetin e Shkupit deri në pezullimin e përkohshëm të thirrjes. Jemi duke bërë përmbledhjen për procesin e subvencionimit për hir të transparencës së thirrjes dhe për informim më të mirë të qytetarëve në lidhje me thelbin e kësaj thirrje dhe rezultatet e pritura”, tha Shilegov, në konferencën e sotme për shtyp.

Ai përmendi se në dy vitet e ardhshme në pajtim me kushtet e thirrjes publike, inspeksioni i qytetit ose ai shtetëror mund të kryejë mbikëqyrje të personave që kanë marrë subvencion lidhur me atë të shihet nëse me të vërtetë i përdorin inverterët ose nëse është bërë mashtrim, pr çka do të ngrihet procedurë për kthimin e mjeteve financiare.